Leter publike Kadri Veselit

Leter publike Kadri Veselit

Fitim Çeku

z.Kadri Veseli

Ju drejtohem me kete leter publike ne perpjekjen per te ju kthyer ne guardianin e shtetit, per ndaljen e se keqes ne proceset e medha qe e presin Kosoven.

Se pari dua te falenderoj per naten e 6 tetorit ku tregove nje kulture politike duke pranuar vullnetin e qytetareve te Kosoves. Tregove nje kulture qe i mungonte politikes se Kosoves. Tregove nje shembull se si duhet te krijohet demokracia.

Pavaresisht pranimit te rezultatit dhe sjelljes tende te nje lideri te nje shteti demokratik, une vendimin tend per te kaluar opozite nuk e mireprita ne kete kohe kur Kosova gjendet ne nje situate te veshtire politike.

E shoh shqetesim te madh vendimin tend dhe te Ramush Haradinajt qe te zbrapseni nga perballja vendimeve te medha qe e presin Kosoven.

I nderuar Kadri Veseli, ne kete leter dua te beje publike nje sekret te rendesishem per shtetin e Kosoves dhe kete duhet ta dini edhe ju:

Me daten 18 - 21 maj 2019 eshte realizuar nje takim ne nje hotel te Lozanes mes disa politikaneve serbe aty ishte nje pjese e politikaneve nga Ballkani i lindjes dhe Europes se perendimit. Ne kete takim kane marre pjese edhe disa politikan nga Kosova. Gjate ketij takimi ne Lozane eshte pranuar nje harte ku ne ate harte eshte ndarja e Kosoves (veriu i
Mitrovices)

Z. Kadri Veseli, e shoh te pa arsyeshem zbrapsjen tuaj dhe te Ramush Haradinajt per te mbrojtur kufijte e Kosoves. Keni sakrifikuar edhe me shume per Kosoven dhe dorezimi juaj perball se keqes per Kosoven me duket me shume i mistershem?

Gjate viteve 2000 - 20015 ishe nje person i rendesishem ne mbrojtjen e interesave nacionale te Kosoves. Dua te rikujtoi disa suksese tuajat gjate ketyre viteve sa ishe shef i SHIK-ut:

Ne demonstratat e muajt mars 2004 keni ndaluar ndarjen e Mitrovices qe ishte nje skenar mire i pergaditur nga sherbimi sekret rus.

Ne vitin 2001 - 2003, me shume se tete (8) here keni parandaluar vrasjen dhe atentate ndaj ish presidetit Ibrahim Rugova. Ku me vrasjen e Presidentit Ibrahim Rugova do te shkonim ne nje lufte civile ne mes LDK-se dhe PDK-se.

Ne vitin 2010 - 20016 disa shqiptare bashke me BIA serbe nisen per ta zbatuar planin e tyre per nje lufte civile ne Kosove ne mes Dukagjinit dhe Drenices dhe arrite qe permes mekanizmave te ndryshem ta ndaloni kete. Shqiptar, keta emra te njohur per publikun. Sot jeni dorezu perball se keqes.

Zbrapsja juaj sot, ku ndodheni ne nje pozite edhe me te fuqishme per te mbrojtur Kosoven eshte e pa falshme. Ta kemi besuar voten 180 mije qytetare te Kosoves.

I nderuar Kadri Veseli

Kauzat qe dikush po vjen ne pushtet per te krijuar nje rregull te ri shteterore do te mbesin vetem kauza. Mos e leni Kosoven ne duart e atyre qe shfrytzuan gjendjen emocionale te popullit te Kosoves per te perfituar politiksht.

Dorezimi juaj dhe i Ramush Haradinajt perball se keqes nuk ka arsyetim. Kerkoj publikisht rikthimin tend dhe te Ramush Haradinajt ne pozitat vendimarrese per Kosoven.

Ky opinin është publikuar në rrjetin social Facebook, ne po e botojmë të plotë dhe pa ndërhyrje.