City me ofertë të lartë për Oyarzabalin

City me ofertë të lartë për Oyarzabalin

Manchester City pritet të futet fuqishëm në afatin kalimtar të janarit për tu përforcuar në repartin ofensivë.

Objektivi kryesor për këtë repart i kampionëve të Anglisë, është spanjolli Mikel Oyarzabal.

22-vjeçari prej tri viteve ka pasur formë të lartë me skuadrën e tij Real Sociedad. Në këto tetë ndeshjet e para në La Liga këtë edicion, Oyarzabal ka arritur të shënojë katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Pep Guardiola e vlerëson shumë reprezentuesin spanjoll dhe tani City ka bërë një ofertë zyrtare.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 60 milionë euro, ofertë që ende nuk është pranuar nga Sociedad, transmeton telegrafi.

Klubi spanjoll synon që të fitojë së paku 75 milionë euro nga shitja e tij.