Hudson-Odoi: Lojtarët anglez janë më të fortë mendërisht

Hudson-Odoi: Lojtarët anglez janë më të fortë mendërisht

Sulmuesi i Chelseas, Callum Hudson-Odoi ka thënë se lojtarët anglez janë më të fortë mendërisht.

Anglia fitoi ndeshjen e fundit me rezultat 6-0 kundër Bullgarisë, ndeshje e cila u ndalua dy herë pasi kishte thirrje racistë.

Hudson-Odoi ka thënë se kjo eksperiencë iu ka ndihmuar të bëhen edhe me të fortë në këtë aspekt. 

“Është e shpifur të dëgjoj këto diskriminime, nuk është në rregull. Kur ndodh kjo gjë duhet të qëndrojmë si skuadër, gjë që bënë djemtë kundër Bullgarisë. Jam krenar për këtë situatë, asnjëri nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë. Jemi të gjithë të barabartë, është lojë e barabartë, duhet të jemi te fortë. Nëse trajneri thotë qëndroni në skuadër, duhet të qëndrojmë dhe të marrim vendimin si skuadër. Varet nga trajneri dhe kapiteni, por është vendim në skuadër”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës së Anglisë është kundër Malit të Zi më 14 nëntor, ndërsa më 17 nëntor janë mysafirë në “Fadil Vokrri”.