Finalja e Copa Libertadores 2020 në mitikun Maracana!

Finalja e Copa Libertadores 2020 në mitikun Maracana!

Në gusht Conmebol, konfederata amerikano-jugore e futbollit zyrtarizoi Estadio Nancional de Chile në kryeqytetin e Kilit Santiago si stadiumin që do të presë finalen e parë historike të Copa Libertadores që do të luhet me një ndeshje teke atë të vitit 2019, si dhe Estadion Nacional de Peru, në kryeqytetin e Perusë si stadiumin e parë që do të presë finalen e Copa Sudamericana që zhvillohet me një ndeshje teke.

Vetëm 2 muaj më pas organizmi më i madh i futbollit amerikano-jugor ka përcaktuar edhe dy stadiumet ku do të luhen dy finalet e vitit 2020 ajo e Copa Libertadores dhe ajo e Copa Sudamericana.

Finalja e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm për klube për vitin ajo e Copa Libertadores do të zhvillohet në stadiumin mitik Maracana në Rio De Janeiro ndërkohë ajo e Copa Sudamerica do të zhvillohet në Argjentinë në Estadio Kempes të Cordobas.