Chelsea i kthen sytë nga portieri i Fenerbahces

Chelsea i kthen sytë nga portieri i Fenerbahces

Chelsea është duke shfaqur interesim për portierin e Fenerbahces, Altay Bayindir.

Te klubi anglez, Bayindir është duke u konsideruar si zëvendësimi adekuat i portierit, Willy Caballero.

Fenerbahce ka thënë se nuk dëshirojnë ta humbasin portierin turk, pavarësisht kësaj “Blutë”, dëshirojnë ta transferojnë gjatë afatit dimëror. 

Klubet e tjera evropiane janë Atletico Madrid, PSG, Bayern Munich dhe Schalke 04.

Bayindir është transferuar gjatë afatit veror nga Ankaragucu, ndërsa kontrata e tij me gjigantin turk është deri në vitin 2023.