United e Tottenham në garë për mesfushorin e Monchengladbach

United e Tottenham në garë për mesfushorin e Monchengladbach

Tottenham dhe Manchester United janë dy klubet që kanë shfaqur me së shumti interesim për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Të dy klubet kanë nevojë për mesfushorë, pasi United gjatë verës mund ta humbas Pogban, ndërsa Tottenham ka mundësi që gjatë afatit dimëror ta shesë Eriksen. Klubi gjerman ka deklaruar se do ta shesë 22-vjeçarin, nëse paguhet shifra prej 47 milionë euro. 

Klubet e tjera të interesuara janë Dortmund, Bayern e Inter të cilat janë duke parë nivelin e tij. Suedezi ka arritur të shënoj dy gola dhe të bëj një asistim gjatë këtij sezoni.