City fillon të interesohet për Haaland

City fillon të interesohet për Haaland

Manchester City ka filluar të këtë interesim për sulmuesin e Red Bull Salzburg, Erling Haaland.

Norvegjezi me paraqitjet e mira ka bërë që shumë klube evropiane të kenë interesim të madh për të.

Haaland ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje gjatë këtij sezoni, gjë që ka bërë që Reali, Barcelona dhe United të dëshirojnë blerjen e tij. 

Sipas mediave anglezë edhe City i është bashkuar kësaj gare pasi agjentet janë ndarë të kënaqur me nivelin e lojtarit në ndeshjen kundër Liverpoolit.

Salzburg është i gatshëm ta shesë nëse paguhet vlera prej 50 milionë euro.