Vetëvendosje e LDK takohen nesër për të folur për koalicionin e mundshëm

Vetëvendosje e LDK takohen nesër për të folur për koalicionin e mundshëm

Grupet punese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Express se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.


MË SHUME NGA Nacionale