Takohen Pogba dhe Zidane, heshtje tek Man Utd

Takohen Pogba dhe Zidane, heshtje tek Man Utd

Objektivi i Real Madrid, Paul Pogba, është takuar me Zinedine Zidane.

 Madrid duket se nuk kanë hequr dorë nga Pogba, pasi së fundmi, trajneri i kësaj skuadre, Zinedine Zidane, është takuar vet me lojtarin.

Pogba ka ngjallur edhe një herë spekulimet për një transferim të mundshëm, pas këtij takimi të cilin për publikun e ka zbuluar e përditshmja angleze, ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Shtypi britanik ka zbuluar fotografi të shkrepura në Dubai, ku mesfushori dhe ish mesfushori i Francës janë takuar me njëri tjetrin.

Pogba asokohe ishte duke u rikuperuar nga një lëndim që e përcolli gjatë pauzës së kombëtareve.

Anëtari i Manchester United ka qenë objektivi kryesorë i verës, për skuadrën e Zidane.