Rikthehet “Dr. Dolittle” me Robert Downey Jr. në rolin kryesor

Rikthehet “Dr. Dolittle” me Robert Downey Jr. në rolin kryesor

Regjisori Stephan Gaghan në mars të këtij viti njoftoi se është duke punuar në këtë film, i cili do të nisë shfaqjen në janar të vitit 2020.

Në bazë të paraqitjes së shkurtër, ekranizimi i ri i ngjarjes për doktor Dolittle do të dallojë shumë nga filmi i viteve të nëntëdhjeta, ku rolin kryesor e kishte luajtur Eddie Murphy.

Ky është roli i parë për Robert Downey Jr. që nga portretizimi i Tony Stark, gjegjësisht Iron Man në filmat e Marvel.

Ndërsa krahas tij, në këtë film do të luajnë edhe yjet, si Antonio Banderas, Michael Sheen, Harry Coletta e Jim Broadbent. Ndërsa zërat i huazojnë Rami Malek, John Cena, Octavia Spencer, Kumail Nanjiani, Emma Thompson, Marion Cotillard, Frances de la Tour, Carmen Ejogo, Ralph Fiennes, Selena Gomez, Tom Holland e Craig Robinson.