Leonardo DiCaprio për pak do e kishte refuzuar rolin e Titanikut

Leonardo DiCaprio për pak do e kishte refuzuar rolin e Titanikut

Aktori i njohur botëror, Leonardo Dicaprio, duket se ishte gati për ta refuzuar rolin e tij në filmin ikonik, “Titanik”.

Kolegu i tij, aktori Paul Rudd, tha në një intervistë të fundit se ishte ai, i cili e bindi që ta pranojë atë këtë rol.

“Ishte dita ime e fundit e xhirimit të “Romeo + Juliet” dhe të gjithë dolëm në një lokal më vonë”, tregoi Rudd në një intervistë për The Graham Norton Show.

“Unë kam shkuar në atë vend me Leon dhe ai tha: Unë kam marrë një ofertë të re nga një film. Është një film i madh. Është Titaniku“, tregoi kolegu i DiCaprios.

“Unë thashë: Kjo është e jashtëzakonshme“, dhe unë dija shumë për filmin “Titanik” sepse babai im ishte një ekspert i ngjarjes së hidhur”, vazhdoi të tregoi ai.

“Dhe ne thjesht patëm një bisedë në lidhje me të dhe ai po thoshte: Oh, unë nuk e di se çfarë do të bëj”, dhe mbaj mend që i kam thënë: “Duhet ta bësh!”