Bukë e zezë pa gluten

Bukë e zezë pa gluten

Përbërësit:

500 ml ujë,
– 500 g miell i përzier për bukë të zezë (pa gluten),
– 15 g tharmë të freskët, 
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 3 lugë të vogla vaj.

Përgatitja:

Në enë më parë qitni ujin, pastaj miellin dhe përbërësit e tjerë dhe përzieni derisa të bëhet masë e njëjtë (për përzierje përdorni spiralen).

Qiteni në kallëp përpjekje të bukës.

Kur të bymehet lyejeni sipërfaqen me vaj, qitni fara sipas dëshirës dhe piqeni 45 minuta në 180 gradë Celsius në furrën e nxehur më parë.