Bie“krenaria ruse” – vdesin dy pilotë

Bie“krenaria ruse” – vdesin dy pilotë

“Krenaria” e propagandës ruse, aeroplani luftarak SU-30MK2, është rrezuar më 17 tetor 2019, pak kohë pas ngritjes, duke lënë të vdekur të dy pilotët venezuelas.

Viktimat u identifikuan si Virgilio Márquez, dhe Kapiteni Nesmar Salazar.

Venezuela e cila është duke kaluar vite të vështira nën diktaturën e Presidentit Nikolas Maduro, në fund të viti 2015 kishte nënshkruar me Rusinë, kontratën në vlerë prej 480 milionë dollarë, për blerjen e 12 aeroplanëve luftarak SU-30MK2, përmes së cilës kontratë kishte shpresuar qëtë rriste mbështetjen ruse për tëmbrojtur pushtetin totalitar, të instaluar që nga ish-presidenti Hugo Çavez.

Rusia, përmes propagandës agresive shtetërore viteve të fundit është duke u munduar t’i lartësojë armatimet e saja, por realiteti i armatimeve ruse ështëkrejtësisht tjetër. Rasti i fundit në Venezuelë, si dhe rastet e shpeshta të aksidenteve në Rusi, të cilat aksidente në shumicën e rasteve nuk raportohen dëshmojnë të kundërtën.

Mos raportimi i aksidenteve në Rusi, bazohet nëdekretit e vitit 2015, nënshkruar nga  Presidenti Putin, ku të gjitha humbjet ushtarake në kohë paqe, gjatë misioneve speciale klasifikohen dhe çdo publikim i tyre cilësohet si nxjerrje e sekretit dhe dënohet nga 7 deri në 10 vite heqje lirie.


MË SHUME NGA Aktuale