Tirana dhe Shkupi me sytë nga Brukseli

Tirana dhe Shkupi me sytë nga Brukseli

Drejtuesit e vendeve të BE-së janë mbledhur në ditën e dytë të samitit në Bruksel, ku do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t`i hapen negociatat.

Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk konfirmoi axhendën e takimit, i cili tha se sot do të diskutohet për Axhendën strategjike dhe ndryshimet klimatike, transmeton oranews.

Dita e dytë e samitit nisi e paqartë për Shkupin dhe Tiranë, në një kohë kur liderët e BE-së, të mbledhur në Bruksel do të vendosin nëse do t’u ofrojnë bisedime të ndërlikuara të pranimit dy shteteve të Ballkanit apo rishikim të çështjes në një samit të mëvonshëm.

“Shpresoj të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje”, u shpreh kryeministri finlandez Antti Rinne.