Tenton që të arratiset nga burgu për herë të dytë, ndalohet

Tenton që të arratiset nga burgu për herë të dytë, ndalohet

Një i burgosur ka tentuar që të arratiset nga burgu i Peqinit dhe ai është Gëzim Toma.

Toma është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka vrarë komshiun e tij pasi e akuzonte për vjedhjen e druve. Ai është arratisur një herë nga burgu i Drenovës në vitin 2013, por u arrestua vetëm gjashtë ditë më pas në Greqi.

Toma kishte tentuar që të priste hekurat e qelisë, por është ndaluar në kohë nga policia e burgut./TCh/