Përfshihet nga stuhia avioni ku udhëtonte Princi William dhe Kate

Përfshihet nga stuhia avioni ku udhëtonte Princi William dhe Kate

Një stuhi e fuqishme përfshiu Pakistanin dhe detyroi avionin ku udhëtonin Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate të anulonte uljen në aeroportin e parashikuar. Avioni “Voyager” i Forcave Ajrore të Mbretërisë u detyrua të qëndronte në ajër për me shumë se 2 orë në atë që duhet të ishte një udhëtim 25-minutësh, për shkak të shkreptimave dhe vetëtimave të shumta.

Avioni e kishte të pamundur të ulej në bazën ajrore mbretërore të Pakistanit dhe në një aeroport mallrash dhe për këtë arsye u detyrua të kthehej. Korrespondentja e The Sun për Mbretërinë, Emily Andrews shkroi në rrjetet sociale “Dramë në udhëtimin mbretëror, stuhia e fuqishme në Islamabad na detyroi të anulojmë dy ulje dhe të riktheheshim në Lahore”.

Princi William u përgjigj me shaka kur u pyet nga media nëse ishte në rregull pas turbulencave të forta. “Isha duke fluturuar”, u shpreh ai duke nënkuptuar se nuk trembet nga situata të tilla për shkak se ka qenë dhe pilot në ushtri.