Durrës, 3 persona kapen me dy thika dhe një pistoletë imituese

Durrës, 3 persona kapen me dy thika dhe një pistoletë imituese

Policia e Durrësit arrestoi një 43-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë u proceduan pasi u kapën me armë të ftohte dhe pistoletë.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale A. H., pasi në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Durrës./oranews/