Dërgohet në mbajtje malishevasi që sulmoi vëllanë

Dërgohet në mbajtje malishevasi që sulmoi vëllanë

Policia e Kosovës në Malishevë ka arrestuar një person të dyshuar i cili për shkak të problemeve të mëhershme ka sulmuar vëllanë e tij, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.