Kontesha e Wessexit takoi udhëheqësit fetarë të Kosovës

Kontesha e Wessexit takoi udhëheqësit fetarë të Kosovës

Kontesha e Wessex u takua sot me udhëheqësit fetarë të Kosovës për t’i diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për ta luftuar stigmën.

LSM Kontesha e Wessex e cilësoi inkurajues faktin që udhëheqësit fetarë të Kosovës nënshkruan, në korrik, një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të mbijetuarve dhe se ata po e përcjellin këtë deklaratë me veprime për ta luftuar stigmën që lidhet me dhunën seksuale.

Si rezultat i kësaj pune, Kosova do të jetë në pozitë më të mirë që të jetë nënshkruese e Deklaratës Globale të Humanizmit, që do të lëshohet nga udhëheqësit ndërkombëtarë të fesë dhe besimit në konferencën e ardhshme ndërkombëtare mbi Nismën për parandalimin e dhunës seksuale (PSVI), nikoqire e së cilës do të jetë Britania e Madhe, të titulluar “Koha për Drejtësi: Vënia e të mbijetuarve në radhë të parë”.

Image may contain: 2 people, people sitting, table, living room and indoor

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale