Propozohet të rritet pagesa për komuna ndaj anëtarësisë për AKK-në

Propozohet të rritet pagesa për komuna ndaj anëtarësisë për AKK-në

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) mbajti takimin e rradhës.

Në këtë takim, Bordi i AKK-së diskutoi propozimin për ngritje e kuotës për pagesën e anëtarsisë së komunave në AKK nga 0.10 euro cent në 0.125 euro cent për kokë banori. Bordi në vlerësimin për këtë ngritje arsyetoi me vëllimin e shtuar të punëve dhe angazhimeve ndër vite nga AKK dhe sukseset e saja që është duke i arritur në fushën e përfaqësimit të komunave në nivel qendror, në fushën e lobimit si dhe fillimi i punës së Qendrës së Rrajnimit për pjesën politike të komunave.
Poashtu kërkesat e shtuara të komunave për shërbime tjera dhe më të avancuara për AKK_në në raport me anëtarët e vetë ishte arsye tjetër e këtoj vendimi të Bordit. Ky propozim do t’i adresohet Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së në vitin 2020 dhe në rast miratimit final, implementimi i tij do të filloi në vitin 2021.

Pikë tjetër e diskutimit ishte edhe ecuria e punëve sa i përket organizimit të ceremonisë së fillimit të Qendrës së Trajnimit në kuadër të AKK-së dhe e cila do të mbahet më 23 tetor 2019. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Sazan Ibrahimi njoftoi Anëtarët e Bordit për aktivitetet dhe të ftuarit për pjesëmarrje në këtë ngjarje. Ai theksoi se Ambasadorët e shteteve nga Zvicra dhe Suedia do t’i adresohen publikut me nga një fjalë rasti.

Poashtu u diskutua edhe organizimi i takimit dy-ditor i Këshillit të Kryetarëve ku është parë si e domosdoshme të ddebatohen të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të Zyrës së Auditorit Kombëtar të Kosovës, brenga e komunave si dhe diskutimi me DEMOS dhe MAPL sa i përket ndryshimit të kritereve për skemën e granteve.

Në takimu paoshtu u vlerësua lartë bashkëpunimi i AKK-së me organizata donatore e partnere dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve të komunave.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale