Studim: Të rinjtë sot nuk janë të lumtur, pse po ndodh kjo

Studim: Të rinjtë sot nuk janë të lumtur, pse po ndodh kjo

Shumë e më shumë të rinj sot nuk janë të lumtur, ndjehen në depresion, kjo është tendenca alarmante që kanë treguar studimet e fundit.

Sipas shifrave të fundit, ka pasur një rritje drastike të çrregullimit të humorit dhe disponimit si dhe shqetësime psikologjike tek adoleshentët dhe tek të rinjtë.

Psikologët në Universitetin e San Diegos, dhe janë munduar të i japin shpjegim kësaj problematike, raporton “Bright Side”.

Ata kanë ardhur në këto shifra:

  • Ka pasur një rritje, deri në 52% në çrregullim të humorit tek të rinjtë, duke mbizotruar me mendime depresive dhe shpesh herë rezultate të drejtuara drejtë vetëvrasjeve tek adoleshentët nga mosha 12 deri 17 vjeç.
  • dhe një rritje prej 63% tek të rinjtë nga mosha 18 deri 25.

Fatmirësisht, personat nga mosha 26 vjeç nuk hynë në këto shifra.

Kë të fajësojmë për këtë?

Psikologët kanë ardhur në përfundim se për këtë duhet të fajësojmë dy faktorë:

  1. Rritja e komunikimit elektronik
  2. Mos marr e gjumit të mjaftueshëm

Rrjetet sociale, si dhe format e tjera të komunikimit në botën digjitale rrit shkallën e depresionit dhe çrregullimeve tjera, më shumë se sa që mendojmë. Meqë shpesh herë nuk jemi në gjendje të kontrollojmë kohën kur jemi në telefon apo edhe tjera paisje, koha shkon shpejt dhe ne nuk marrim gjumë të mjaftueshëm. Fëmijët shpenzojnë një kohë të gjatë duke komunikuar me të tjerët dhe duke shikuar video me përmbajtje nga më të ndryshmet, edhe ato që shpesh herë i bëjnë të ndjehen të pa lumtur dhe kjo ndikon tek mendimet negative. /Lajmi.net/