Meditimi e rrit efektin e barnave për trajtimin e kësaj sëmundjeje

Meditimi e rrit efektin e barnave për trajtimin e kësaj sëmundjeje

Praktikimi i meditimit mund t’i ndihmoj njerëzit të reduktojnë efektet anësore të opioidëve, shkruan Dailymail.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se njerëzit që e praktikojnë meditimin gjatë kohës kur trajtohen me metadone- një tabletë që trajton varësinë ndaj substancave narkotike, ishin 1.5 herë më mirë në krahasim me ata që përdoronin vetëm barnat.

Ata gjithashtu kanë raportuar një reduktim të simptomave dhe stresit si dhe depresionit, të cilat i përjetojnë si shkak i efekteve anësore të metadonit.

Në studimin e publikuar në revistën “Drug Alcohol Dependence”, ekipi kishte përcjellë 30 pacientë, të cilët trajtoheshin nga dhimbja kronike dhe nga varësi ndaj opioideve. Gjysma e tyre krahas trajtimit me medikamente, kishin praktikuar edhe terapinë e meditimit.

Në fund të studimit, është vërejtur se pacientët që e kishin praktikuar meditimin ndiheshin shumë më mirë në krahasim me ata, që kishin përdorur vetëm barna.

Edhe në studimet e tjera, është vërtetuar se meditimi ndihmon në trajtimin e ankthit dhe depresionit.