Sela: Kryeministri të jep dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje

Sela: Kryeministri të jep dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar për mos marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në

“Ne si Aleancë për shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme” ka thënë Sela, duke thënë se zgjedhjet mund të mbahen në janar ose shkurt, nëse vendoset që të shpërbëhet Kuvendi i Maqedoni.

Ndërkohë edhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski gjithasht ka kërkuar dorëheqje të kryeministrit.