Kazakistani do të ruajë uraniumin e IAEA-së

Kazakistani do të ruajë uraniumin e IAEA-së

"Në bankën ndërkombëtare të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në qytetin Oskemen të Kazakistanit do të ruhet uraniumi i pasuruar në nivel të ulët deri në 90 ton metrikë", thonë nga Ministria e Jashtme.

Në bankën ndërkombëtare të uraniumit në Kazakistan ka mbërritur pjesa e parë e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit thuhet se "Në bankën ndërkombëtare të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në qytetin Oskemen të Kazakistanit do të ruhet uraniumi i pasuruar në nivel të ulët deri në 90 ton metrikë (hekzafluoride) në formën e gazit me temperaturë të lartë me qëllim për përgatitjen e reaktorëve të centraleve elektrike bërthamore".

Poashtu në deklaratë thuhet se kanë mbërritur në bankën e uraniumit për t'u ruajtur pjesa e parë e uraniumeve të pasuruar në nivel të ulët të IAEA-së e cila nuk është mbetje radioaktive ndërsa nuk do të dëmtojnë njerëzit dhe mjedisin përreth.

Banka e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët u hap nën ombrellën e Fabrikës Metalurgjike Ulba në qytetin Oskemen me iniciativën e presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev në vitin 2017.