Maqedonia e Veriut po shqyrton opsionet pas vendimit të BE-së

Maqedonia e Veriut po shqyrton opsionet pas vendimit të BE-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po mban konsultime politike në disa nivele, po shqyrton dhe analizon të gjitha opsionet lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku do vendoset për hapjen apo jo të negociatave.

Gjithashtu analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërsa paralajmërohet edhe një takim i liderëve me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski.

Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti ka marrë ftesë nga shefi i shtetit për takim të liderëve të partive politike nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar të dielën në vilën “Vodno”.

Tani për tani nuk ka konfirmim nëse ftesën e kanë marrë edhe liderët e LSDM-së, VMRO – DPMNE dhe partive të tjera politike./MIA