Reagon Solskjaer pas takimit mes Pogbas dhe Zidane

Reagon Solskjaer pas takimit mes Pogbas dhe Zidane

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, insiston se ai nuk e sheh si problematik takimin mes mesfushorit të tij Paul Pogbas dhe trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, në Dubai.

Trajneri francez Zinedine Zidane është në qytetin arab pasi që po merr pjesë në një konferencë për inteligjencën artificiale, përderisa bashkëkombësi i tij Paul Pogba ka udhëtuar atje për ta vazhduar procesin rikuperues nga lëndimi i kyçit të këmbës.

E përditshmja britanike, The Daily Mirror, e publikoi një fotografi të dyshesh Zidane-Pogba duke e bërë një bisedë, përderisa po qëndronin afër një pishine.

Kjo fotografi i ka nxitur spekulimet për transferimin e mundshëm të Pogbas te “Los Blancos” në të ardhmen.