Në Gjinekologji hiqet tumori nëntë kilogramësh

Në Gjinekologji hiqet tumori nëntë kilogramësh

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një ekip mjekësor ka kryer një operacion të ndërlikuar tek një grua, duke i hequr një masë tumorale në mitër, që peshonte 8 kilogramë.

“Ndërhyrja kirurgjike është bërë me thikë ultrasonike dhe ka përfunduar me sukses brenda një intervali kohore prej tri orë e gjysmë. Pacientja është nën mbikëqyrjen e mjekëve, me një gjendje shëndetësore të mirë, derisa pritet të lirohet shumë shpejt”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Sipas këtij njoftimi, ekipet mjekësore në këtë klinikë kanë kryer edhe më herët operacione të rralla dhe komplikuara, kryesisht të natyrës së njëjtë, me sukses të plotë, pa pasur nevojë që pacientët të dalin për trajtim jashtë vendit.