Interi pëlqen talentin e Gladbachut

Interi pëlqen talentin e Gladbachut

Interi hedh sytë nga Bundesliga për të përforcuar mesfushën. Sipas medieve gjermane, zikaltrit janë vënë në ndjekje të talentit të Borussia Moenchengladbach, Denis Zakaria.

Për të arritur te 22-vjeçari, klubi italian duhet të derdhë në arkat e skuadrës gjermane shumën e 50 milionë eurove, shifër që konsiderohet  disi e lartë nga zikaltrit, por drejtueit e klubit të Bundesligës nuk pranojnë ulje.

Për kartonin e zviceranit janë në garë gjithashtu edhe emra të tjerë të mëdhenj si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham, çka e bën edhe më të vështirë rrugën e italianëve për të arritur te futbollisti.