Lille ka gjetur një tjetër “yll”

Lille ka gjetur një tjetër “yll”

Skuadra e Lille është një minierë talentesh. Pas Nicolas Pepe, i cili u transferua tek Arsenali, drejtori sportiv, Luis Campos, ka gjetur një tjetër “yll”. Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili për momentin është golashënuesi më i mire I Ligue 1 me tetë gola të realizuar në 11 ndeshje.

Me këtë paraqitje nigeriani ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane, të cilat kanë shfaqur menjëherë interesimin në drejtim të tij.

Drejtuesi Luis Campos deklaroi se Osimhen është pjesë e një projekti për zhvillimin e skuadrës dhe se është normale që në drejtim të tij të ketë shumë kërkesa, pasi ai po bën një paraqitje të shkëlqyer.