Festivali i Teatrove në Ferizaj

Festivali i Teatrove në Ferizaj

Publikohet programi i Edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Festivali hapet në mbrëmjen e 21 tetorit, ndërsa mbyllet më 27 tetor 2019 kur bëhet ndarja e çmimeve. Gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë edhe aktivitete tjera, si tryeza debati e punëtori. Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Programi është si më poshtë:

21.10.2019
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, Gjakovë
Shfaqja: “Shumë zhurmë për asgjë”
Regjia: Zana Hoxha

22.10.2019
Teatri i Tetovës
Shfaqja “Një letër e humbur”
Regjia: Kushtrim Bekteshi

23.10.2019
Teatri “Migjeni”, Shkodër
Shfaqja: “Zona e pritjes”
Regjia: Fatos Berisha

24.10.2019
Teatri “Adriana”, Ferizaj
Shfaqja: “UN Inspektori”
Regjia: Erson Zymberi

25.10.2019
Teatri i Qytetit të Gjilanit
Shfaqja: “Erdhi Godoja”
Regjia: Shkëlzen Berisha

26.10.2019
Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë
Shfaqja: “Ditë Vere”
Regjia: Naser Shatrolli.

Më 27.10.2019
Art Polis, Prishtinë
Shfaqja: “Kanuni i gruas”
Regjia: Arlinda Morina