Castillejo mund të kthehet në Spanjë

Castillejo mund të kthehet në Spanjë

I transferuar te Milani në vitin 2018 nga Villarreali, Samu Castillejo mund të rikthehet te “Nëndetësja e Verdhë”. 25-vjeçari nuk po arrin të bindë me performancën e tij, duke qëndruar shpesh në bankinë.

Mungesa në formacionin titullar të kuqezinjve mund ta shtyjë sulmuesin të kërkojë largimin gjatë merkatos së janarit, për t’u rikthyer në Spanjë pikërisht te ish-skuadra e tij, Villarreal.

Largimi i trajnerit Gaimpaolo dhe ardhja në krye të ekipit e Piolit duket se nuk e ka ndryshuar pozicionin e spanjollit, i cili nuk shihet si zgjedhje e parë dhe për këtë me shumë mundësi në dimër lojtari mund të largohet.