Juventus synon rinovimin me Szczesny

Juventus synon rinovimin me Szczesny

Juventus do të tentojë ta blindojë portierin polak, Wojciech Szczesny.

Numri 1 i Juventus, Szczesny, ka tërhequr vëmendje të madhe nga Manchester United gjatë verës së kaluar, kurse spekulimet për një kalim të mundshëm të tijin në ‘Old Trafford’ janë ringjallur pas lëndimit të David de Gea.

Sipas ‘Goal’, United kishte tentuar të nënshkruante me polakun, në mënyrë që të hapnin derën për largimin e spanjollit.

Megjithatë, mediet italiane sot raportojnë se Juventus do të synojë rinovimin me Wojciech Szczesny, shkruan lajmi.

‘Zonja e vjetër’ do t’i ofrojë portierit në ngritje në pagë, pagë e cila aktualisht i siguron atij 3.5 milionë euro.

Kontrata e Szczesny është valide deri në vitin 2021, por ‘Biankoneri’ do të synojnë të zgjasin këtë kontratë.