Rasmussen: Pamundësia për hapjen e negociatave forcon ambicien Moskë-Pekin

Rasmussen: Pamundësia për hapjen e negociatave forcon ambicien Moskë-Pekin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (2009-2014) dhe ish-kryeministri i Danimarkës (2001-2009), AndersFogh Rasmussen shprehet se, pamundësia e Këshillit Evropian për të hapur negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të dobësojë Evropën dhe Ballkanin dhe do të minojë besueshmërinë e BE në rajon dhe do të forcojë ambicien e Moskës dhe Pekinit.

“Më vjen keq për pamundësinë e Këshillit Evropian për të bërë një zgjedhje strategjike, duke filluar bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të inkurajuar reformat. Ky mendim afatshkurtër do të dobësojë Evropën dhe Ballkanin, do të minojë besueshmërinë e BE në rajon dhe do të forcojë ambicien e Moskës dhe Pekinit. /ATSh