Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e 38 vjeçarit nga Istogu

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e 38 vjeçarit nga Istogu

Policia e Kosovës në Pejë është në kërkim të Tim ( Deli ) Kajtazi, i cili dyshohet se ka kryer pesë vepra penale.

Dy raste lëndim i lehtë trupor;

Një rast posedim i paautorizuar i substancave narkotike;

Një rast dhunë në familje;

Një rast shmangie e pagesave të detyrueshme doganore.

Policia e Kosovës bën thirrje të lajmërohen në numrat e telefonit 080019999 (pa pagesë), ose në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë 039 432 327.