Juncker: Bllokimi i negociatave gabim i rëndë historik

Juncker: Bllokimi i negociatave gabim i rëndë historik

Bllokimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim i rëndë historik, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Ky është një gabim i rëndë historik”, deklaroi presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në konferencën përfundimtare për shtyp.

Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot nga ana e tij presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

”Për këtë vendim nuk duhet të fajësojmë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet bënë atë që ne u kërkuam të bënin”, theksoi ai. /ATSh