Macron: Shqipëria reforma të mëdha, por BE ka disa probleme të brendshme

Macron: Shqipëria reforma të mëdha, por BE ka disa probleme të brendshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot në konferencën për shtyp në Bruksel, pas mbledhjes së Këshillit Evropian se “BE ka disa probleme të brendshme dhe duhet fillimisht finalizimi i reformave të brendshme”.

“Patëm një diskutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE-së. Duhet të besoj për një Evropë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres, por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin”, tha ai, duke shtuar se këto probleme nuk janë vetëm me Shqipërinë.

Macron shtoi se “diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës”. “Në fakt, BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm. Ne nuk mund të hapim dyert dhe ata të futen brenda. Duhet parë se ku janë këto vende që duan të futen në BE. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Ne duhet të shohim në hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë”, tha Macron.

Procesi, sipas tij, “duhet parë i gjithi”. “Në momentin kur do të hapim dyert mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Evropën. Na duhet strategji. Këto janë komentet që doja të ndaja me ju”, u shpreh Macron. /ATSh