Kancelarja austriake e zhgënjyer nga debati për zgjerim të BE-së

Kancelarja austriake e zhgënjyer nga debati për zgjerim të BE-së

Kancelarja austriake Brigite Birllajn është e zhgënjyer që në Samitin e BE-së nuk u soll vendim për fillim të negociatave inkuadruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, duke cekur se kjo nuk është shenjë e mirë për solidaritetin e Unionit, as për sigurinë në rajon.

“Kjo është për keqardhje. Austria dhe vendet e tjera u angazhuan për fillim të negociatave inkuadruese”, tha Birllajn para fillimit të ditës së dytë të Samitit në Bruksel.

Ajo konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushën kushtet e KE-së dhe se kanë të drejtë për negociata inkuadruese.

“vendimi nuk është sjellë për shkak të disa shteteve të caktuara. Konsideroj se kjo nuk është shenjë e mirë për solidaritetin në Union, si dhe për sigurinë në rajon”, porositi Birllajn.

Ajo, theksoi, se sot ka biseduar me kryeministrat e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë të cilët i kanë transmetuar se janë të zhgënjyer.

“Edhe ata janë mjaft të zhgënjyer. I binda se edhe më tutje do t’i mbështesim”, tha Birllajn.

Vendimi për negociata inkaudruese me Maqedoninë e Veriut nuk është sjellë për shkak të, siç transmetojnë mediumet austriake, kundërshtimit të presidentit të Francës, Emanuel Makron, dhe Shqipërinë e “bllokuan” kryeministrat e Danimarkës dhe Holandës, Mete Frederiksen dhe Mark Rute. /Alsat-m