Super truk për t’i mbajtur mend emrat e njerëzve

Super truk për t’i mbajtur mend emrat e njerëzve

Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë kur ia keni harruar dikujt emrin posa jeni njohur me të.

Dhe, me siguri se nuk e keni ditur që e keni harruar emrin e atij personi derisa jeni takuar prapë me të.

Duke i marrë në konsideratë të gjitha, koha më e mirë për ta regjistruar në memorie emrin e një personi është herën e parë kur e dëgjoni atë.

Për t’ju ndihmuar që të mos i harroni emrat e personave që i takoni, ekspertët kanë treguar një truk: Menjëherë pasi dikush – le të themi Shkumbini – e thotë emrin e tij,  përsëriteni disa herë në mendjen tuaj.

Kështu, pavarësisht se ai e ka thënë vetëm një herë emrin, ju do ta “dëgjoni” disa herë dhe përsëritja do t’jua jep mundësinë që ta lidhni fytyrën me emrin e tij.

Gjatë kohës kur Shkumbini vazhdon të flet, ju do të jeni të aftë të merrni informacione përtej pamjes fizike të cilat mund t’ia bashkëngjitni emrin të tij.

Në fund të bisedës, emri i cili ka filluar si një fjalë pa kontekst do të bëhet një person multidimensional që i pëlqen të shikojë futboll dhe të del me shoqëri.

Me fjalë të tjera: është shumë më e vështirë ta harroni një emër nëse nuk është vetëm emër!

Një tjetër këshillë për ta mbajtur në mend emrin e personit është duke biseduar diçka rreth emrit të tij.

Ta zëmë Shkumbini sapo e ka prezantuar veten, atëherë ju mund ta pyesni diçka rreth emrit të tij, si p.sh. “cili është kuptimi i emrit tënd”. Dhe kështu do ta keni mundësinë që ta dëgjoni me zë edhe një herë apo dy emrin e tij.

Mos harroni që në fund të bisedës të ndaheni duke i thënë “kalofsh bukur Shkumbin” ose diçka të ngjashme.

Por, mbi të gjitha, nëse veç e dini se do ta takoni një person të ri, atëherë duhet të vendosni që qëllimi primar për ju të jetë mbajtja në mend e emrit.