Negociatat/ Sassoli: ishte detyra jonë t’i përmbahemi fjalës sonë

Negociatat/ Sassoli: ishte detyra jonë t’i përmbahemi fjalës sonë

“Ne jemi shumë të zhgënjyer kur shohim se Këshilli Evropian dështoi të ketë një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar presidenti i PE-së, David Sassoli, në një deklaratë për mediet, mbi përfundimet e Këshillit në lidhje me zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Sassoli shtoi  se “Ata kanë bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur kërkesat e negociatave. Kjo është arsyeja pse unë shpreha mbështetjen time të patundur për hapjen e menjëhershme të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një letër të përbashkët me Presidentin e Këshillit Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Presidentin e zgjedhur të Komisionit Ursula Von Der Leyen.

“Kur ne i bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë përpjekje shtesë dhe të ndryshojnë, dhe ishte detyra jonë t’i përmbahemi fjalës sonë. Do të jetë e vështirë t’u shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse ne po e vonojmë hapin tjetër me gjithë progresin që ata kanë bërë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për një të ardhme me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda familjes evropiane”, tha ai. 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare