​Të shtëna me armë zjarri në Junik, arrestohet një person

​Të shtëna me armë zjarri në Junik, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një 44 vjeçar me inicialet Xh.Sh, pasi ka shtënë me armë në qendër të Junikut, madje edhe në prezencë të policëve.

Sipas Policisë, rreth orës 14:30, Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Junik, është njoftuar se në qendër të Junikut ka të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit, është bërë rrethimi i perimetrit ku gjendej i dyshuari në mënyre që të sigurohej që qytetarët të mos pësojnë nga të shtënat, meqë i dyshimti ishte identifikuar dhe mbante revolen në dorë. Policia në vendngjarje e kanë urdhëruar të dyshimtin të lëshoj armën nga dora, por i njëjti edhe në prezencën e Policisë kishte shti disa herë në ajër (lartë). Reagimi Policor ka qenë i menjëhershëm dhe i dyshuari: Xh.Sh. i lindur me 1975 m/k/sh, është arrestuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe arma e përdorur në rast është sekuestruar. Nga të shtënat në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim.