​Juventusi refuzon 30 milionë euro për Demiral

​Juventusi refuzon 30 milionë euro për Demiral

Juventusi nuk ka aspak ndërmend të privohet nga shërbimet e Merih Demiral.

“Zonja e Vjetër” ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Manchester United për kartonin e 21-vjeçarit.

Mbrojtësi i qendrës, i cili u transferua te bardhezinjtë më 5 korrik të viti 2019 nga Sassuolo, konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen, edhe pse deri më tani është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Sarri.

Pavarësisht kësaj, kampionati është ende i gjatë dhe Juventusi është i angazhuar në shumë kompeticione, kështu që Demiral ka mundësi ta tregojë potencialin e tij dhe të bindë Sarrin se e meriton të jetë titullar.