​Ibrahimovic i pavendosur për të ardhmen

​Ibrahimovic i pavendosur për të ardhmen

Zlatan Ibrahimovic është drejt fundit të aventurës me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi dhe pritet që aventurën ta vazhdojë në Europë.

Për sulmuesin suedez, ka oferta të shumta dhe disa nga skuadrat më elitare synojnë ta kenë në skuadër suedezin duke parë edhe formën që po kalon në Amerikë.

Ndërkohë kontrata e tij përfundon në muajin dhjetor dhe mund të firmosë me skuadrën e re me parametra zero.Diçka të tillë e ka pranuar suedezi vetë, i cili u shpreh se ende nuk ka vendosur duke qenë se është i fokusuar te skuadra e tij aktuale dhe do të jetë deri në momentin e fundit. 

“Kam një kontratë deri më 31 dhjetor dhe deri në atë moment nuk do të mendoj asgjë. Dua të respektoj marrëveshjen me skuadrën dhe më pas do të shoh se çfarë do të bëj në 2020. Ende nuk ka bërë asnjë zgjedhje”, u shpreh Ibra.