Spitali i Përgjithshëm i Pejës efikas në zbatimin e planit për digjitalizim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës efikas në zbatimin e planit për digjitalizim

Plani për digjitalizim po zbatohet me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për vitin 2019, ky spital si prioritet të vendosur kishte digjitalizimin e shërbimeve dhe Administratës.

Këtë ata e kanë arritur me sukses duke kryer detyrat e nevojshme.

Deri më tani është kryer shpërndarja e rrjetit të brendshëm LAN-it në tërë objektet e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

-Tashmë është në zbatim një program për digjitalizimin e shërbimeve të Rëntgenit ku tani secili fotografim që bëjnë pacientët në kohë reale ju shkon direkt mjekëve me çfarë është shkurtuar koha e Diagnostikimit.

-Është zbatuar E-Depoja një aplikacion i cili mundëson regjistrimin e secilit furnizim dhe lëvizjet interne të secilit produkt.

-Kanë filluar procedurat për aplikimin e Access Control që mundëson regjistrimin elektronik të vijueshmërisë ardhje – vajtje në punë për të gjithë personelin.

-Deri në fund të vitit Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka synim të zbaton digjitalizimin e të dhënave edhe nga CT-ja dhe Analizave Laboratorike që në momentin kur pacienti kryen këto shërbime, në kohë reale dërgohen tek personeli mjekësor dhe kështu tërë cikli i Diagnostikimit të pacientit përshpejtohet maksimalisht.

Gjatë vitit të ardhshëm janë disa synime të vazhdohet më tutje me digjitalizim dhe si fokus do të jenë shërbimet ndaj pacientëve.