Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për Shqipërin

Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për Shqipërin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media, pas refuzimit nga ana e Bashkimit Europian për hapje të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Ai ka thënë se prej kohësh ka vendosur një pikëpyetje pikërisht se e ka parë qartë se ka një mospërputhje që do të shkojë në konflikt. Sipas tij, dje ai konflikti është shpalosur plotësisht.

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që ne takon dhe asgjë më shumë, por atë që kemi merituar. Këtë nuk e them unë, tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim Komisioni Europian, por e keni dëgjuar vet nga një pjesë e madhe e kryeministrave Europian”.

“Nëse duam të shikojmë në drejt në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej kohësh, duke e parë nga të gjitha diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasjeje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë”.