​Shuhet Palermo

​Shuhet Palermo

Skuadra e italiane Palermo është shuar pas 32 viteve.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se Andrea Zamparini, djali i Maurizio, ka bërë një ofertë 10 milionë euro për të shlyer borxhet e skuadrës, por kërkesa e tij ishte shumë e ulët.

US Citta di Palermo ishte formuar në vitin 1987, duke u bërë skuadra e katërt nga Sicilia, pasi e para ishte formuar në 1900.

Ata kanë arritur rezultatet më të mira në histori të Palermos, duke përfunduar në pozitën e pestë në Serie A tri herë gjatë viteve 2000, si dhe duke prekur finalen e Kupës së Italisë në 2011.

Ata kishin rënë në Serie B si pasojë e krizës financiare, duke mbërritur më pas deri në Serie D, për tu shuar së fundmi tërësisht.