​Kukësi e ëndërronte, Ferhan Hasani zyrtarizohet në Finlandë!

​Kukësi e ëndërronte, Ferhan Hasani zyrtarizohet në Finlandë!

Ferhan Hasani do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Kukësin.

Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës i cili prej tre muajsh ishte një lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me skuadrën nga Arabia Saudite Al Raed, ishte një dëshirë e madhe e presidentit të Kukësit Safet Gjici, por pavarësisht ndërmjetësimit të Nderim Nexhipit, nuk u gjet gjuha e përbashkët dhe tashmë “Buba” siç njihet ndryshe do të mbetet thjeshtë një dëshirë për verilindorët.

Kjo pasi Ferhan Hasani ka gjetur zyrtarisht një skuadër të re për të vijuar karrierën. 29-vjeçari ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me klubin më të titulluar në Finlandë HJK Helsinki.

Hasani rikthehet kështu në gadishullin skandinav pas eksperiencës që pati me Brondby-in në Danimarkë.

Fillimisht lojtari kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas hodhi firmën mbi kontratë.