Milan pas sulmuesit të Atletico Madrid

Milan pas sulmuesit të Atletico Madrid

Milan mund të sjell emra të rinj në skuadër në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane është duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Calciomercato’, përcjell lajmi.net.

‘Rossonerët’ pritet të gjatë afatit të janarit të shesin disa lojtarë, dhe paratë e grumbulluara nga shitjet, mund të përdorën për transferimin e Correa.

24 vjeçari argjentinas ka bërë shtatë paraqitje për Atletico Madrid këtë sezon, përfshirë La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Correa është transferuar te Atletico në vitin 2014 nga San Lorenzo.