Messi: Disa te Barça nuk e duan rikthimin e Neymarit

Messi: Disa te Barça nuk e duan rikthimin e Neymarit

Lionel Messi thotë se ka njerëz në Barcelonë dhe në mesin e anëtarësisë së klubit, kundërshtimi i të cilëve do ta vështirësonte rikthimin e Neymarit në Spanjë.

Sulmuesi brazilian e la Barcelonën në rrethana të diskutueshme në vitin 2017, duke kaluar në Paris Saint-Germain.

Këtë verë ai u përfol se ishte pranë rikthimit te Barça, shkruan Var Kosova.

Asnjë veprim nuk u bë i qartë dhe Messi, i cili formoi treshen e fuqishme të njohur si MSN, me Neymar dhe Luis Suarez në Camp Nou, beson se mënyra e largimit të ish-shokut të tij të skuadrës, i ka ndërlikuar gjërat.