Barcelona bllokohet nga protestuesit

Barcelona bllokohet nga protestuesit

Katalonia është përfshi nga protestat dhe grevat, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalonas.

Në ditën e pestë e protestave, qyteti i Barcelonës ishte i bllokuar nga protestat dhe greva.

Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e trenave.

Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, edhe pse është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë.

Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalonas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonisë nga Spanja në vitin 2017.