Besnik Muçi betohet para Presidentit

Besnik Muçi betohet para Presidentit

Në institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuesve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua këtë të premte në mbrëmje ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarit Besnik Muçi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bëri betimin e rastit “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta duke i dorëzuar gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë./ATSH/